INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Unë i dhashë FAMËN”/ Shqipja “çmendet” nga deklaratat e Mevlanit për borxhin e klipit!

“Unë i dhashë FAMËN”/ Shqipja “çmendet” nga deklaratat e Mevlanit për borxhin e klipit!

Publikuar më: 13:34 15-10-2021

Me siguri iu kujtohet se para disa muajsh Shqipja tha se Mevlani i ka borxh, ku u shpreh: “Mevlani të më japë njëherë borxhin që më ka, se sa herë më kujtojnë Mevlanin më kujtohen eurot që s’kam marrë akoma”.

Mirëpo, sipas Mevlanin situata është ndryshe.

“Unë eci me këtë parim: ndodhi edhe kam fakte. Këtë gjë e dimë unë, Zoti dhe Shqipja. Nuk kam reaguar në rrjete sociale sepse më është dukur shumë fëmijënore.
Shqipja dëgjoi një demo të këngës ’Love Story’(Shuj Shuj) dhe më thoshte gjithmonë do vij unë te klipi, do vishemi si arab se ka tendence arabe muzika, etj. I thashë nëse do vish ti do të paguaj njësoj si gjithë të tjerët e stafit dhe pranoi. E kam përcjellë deri në shtëpi dhe mos e harro Shqipe (i drejtohet asaj), të kam thënë ’Urdhëro lekët’ e më the ’Jo o lali nuk të marr lekë unë ty’. Mos harro se ke thënë që je dhe besimtare, nuk gënjej unë. Për ta mbyllyr si temë , inati i Shqipes është që kur u pyeta në program, unë thashë që Shqipja më ka kërkuar të jetë në videoklip. Ajo se përtypi dot se po të kisha thënë që unë e ftova, kjo temë s’do ekzistonte. Edhe nëse i do hajde, veç mos fol më,- shtoi konkurrenti.

E ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ish-konkurrentja ka sqaruar se kohët e fundit i ka thënë Mevlanit “jemi larë”, por ai sërish e ka vazhduar këtë histori.

“Nxori një video dhe i thashë ‘hajt se jemi larë’. U mbyll. Kurse tani vazhdon e flet prapë. Po mos fol se unë do replikoj e do mbroj veten. Ai po më gjuan, po më sulmon e unë do mbrohem, s’ do e lejoj të më nxjerrë keq pa qenë unë keq. Se me thënë të drejten Bieta, s’e kam problem t’i them Mevlanit ‘po, unë të kërkova që të merrja pjesë në klip’.

S’ ka ndonjë gjë se unë kam qenë lart në atë kohë. Unë i dhashë famën, “followers”, klikimet. Boll tani! Po të më thotë njëhere faleminderit, po bën si shpirt i keq, si gjynah. Leje çfarë thotë ai lart e poshtë, është e gjitha çështje sedre nga ana ime”, është shprehur Shqipja.

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039