INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unaza e Madhe, përplasje mes banorëve dhe Policisë Bashkiake

Unaza e Madhe, përplasje mes banorëve dhe Policisë Bashkiake

Publikuar më: 10:16 27-11-2018

Banorët e Astirit vijojnë të kundërshtojnë zbatimin e projektit të Unazës së Madhe, në një kohë që autoritetet janë në terren për të mbledhur dokumentacionet dhe për t'i hapur rrugë prishjeve të banesave. 

Sot Policia Bashkiake ka shkuar për të hequr shtyllat e ndriçimit por kanë hasur kundërshtime të forta nga banorët.

Banorët kanë kundërshtuar vijimin e punës, duke u përplasur me Policinë e Bashkisë. Banorët thonë se sa të jenë ata policia nuk mund të ndërhyjë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, dy familje u larguan nga Unaza e Re dhe u vendosën në banesa sociale. Bashkia i shembi shtëpitë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033280849456787