INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump kundër planit të Theresa May

Donald Trump kundër planit të Theresa May

Publikuar më: 10:19 27-11-2018

Plani i kryeministres britanike, Theresa May për të marrë një marrëveshje për Brexit nëpërmjet parlamentit mund të rrezikonte aftësinë e Britanisë së Madhe për të arritur një pakt tregtar me SHBA-në.

Kështu ka deklaruar Presidenti amerikan Donald Trump duke paralajmëruar se marrëveshja e arritur në maj e Kryeministres May me Bashkimin Europian, për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku i BE-së mund të dëmtonte marrëdhëniet tregatare nëse plani për Brexit ecën përpara.
"Tani për tani, nëse shikoni marrëveshjen, Britania e Madhe mund të mos jetë në gjendje të tregtojë me ne dhe kjo nuk do të ishte një gjë e mirë” , ka thënë Donald Trump, raporton BBC.
Aktualisht Kryeministrja britanike po ballafaqohet me skepticizëm të gjerë brenda rradhëve të partisë së vet konservatore dhe më gjerë në lidhje me kushtet e marrëveshjes.
Më herët Kryeministrja britanike ka thënë se marrëveshja është "shumë e qartë" dhe se tërheqja e Britanisë e Madhe do të sjellë një të ardhme të ndritur për Britaninë, e cila do të jetë në gjendje të nënshkruajë marrëveshje tregtare me vendet anembanë botës.
Marrëveshja e ndarjes mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian parashikon një fazë kalimtare deri në fund të vitit 2020, dhe rregullon të drejtat e qytetarëve nga të dyja anët, kërkesat financiare ndaj Londrës dhe çështjen e kufirit për çështjen e Irlandës së Veriut .

Article Logic
Execution time: 0.0033020973205566