INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri ironizon opozitën, ‘Ramën nuk e mundim me votë, atëherë hajde ti vëmë flakën...’

Kryeministri ironizon opozitën, ‘Ramën nuk e mundim me votë, atëherë hajde ti vëmë flakën...’

Publikuar më: 15:57 23-11-2018

Për Edi Ramën protesta e banorëve të cilët preken nga ndërtimi i unazës së madhe po manipulohet politikisht nga opozita. 

Edi Rama:
Ka qysh kur filluan prishjet masive te Parku “Rinia” në Tiranë, pastaj tek Lana, pastaj gjetkë nëpër Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, që të gjitha qeveritë, të gjitha bashkitë kanë prishur dhe kurrë s’ka pasur një protestë të udhëhequr nga opozita politike, për të kërkuar atë që ligji e ndalon. Ka sot. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë: Jo për të mbrojtur shtëpitë e atyre atje, por për të mbrojtur interesat e ngushta politike. Luftë për pushtet! Gjej shesh, të bësh përshesh! Edi Ramën nuk e mundin dot me votë, atëherë hajde t’i vëmë flakën kësaj pune, kudo ku na del një mundësi që të hedhim benzinë shpifjesh, gënjeshtrash, nxitjesh dhe të vëmë shkrepësen e urrejtjes. Kjo është ajo që ka ndodhur.
Dëmshpërblimi është dhe pika më e debatuar mes banorëve, opozitës dhe qeverisë. E për këtë Edi Rama dha këtë qëndrim.
Edi Rama:
“Sigurisht që ka mirëkuptim për këta njerëz dhe kthimi i këtyre pronave tek populli, te publiku, te komuniteti do të bëhet në bazë të projekteve dhe në bazë të një trajtimi njerëzor të këtyre familjeve, për të gjitha rastet kur bëhet fjalë për strehë, për shtëpi. Është qeveria jonë që ka vendosur bonusin e qirasë. Pra, nuk mund dot të të legalizoj aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, ose aty ku është plani për t’u ndërtuar kopshti, çerdhja, shkolla, apo rruga. Është e pamundur. As nuk mund ta bëjë dot shteti të të legalizojë për të të dhënë paratë të gjitha, sikur të ishte pronar, sepse i bie që i gjithë populli që paguan taksa dhe paguan kontributet të punojë për të kaluar vite të tëra, duke paguar ata të cilët janë të palegalizueshëm. Kjo nuk mund të bëhet”.

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227