INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarët shpërthejnë kundër Ramës, Ylli Rakipi: Ja mëkati që kreva për të…

Gazetarët shpërthejnë kundër Ramës, Ylli Rakipi: Ja mëkati që kreva për të…

Publikuar më: 23:23 23-11-2018

Vijon përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Ylli Rakipi. Dje nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë sulmoi moderatorin e “Të Paekspozuarit” dhe analistë të tjerë për deklaratat kundër qeverisë së tij duke i quajtur “kadrinj”.

Edhe pse Ylli Rakipi deklaratat e Ramës I quajti “diarre politike’’, Kryeministri e ka sulmuar sërish ashpër pasditen e sotme në rubrikën “Përgjigja Ime” në Facebook. Rama akuzuoi Rakipin si “gjobëvënës” ndaj qeverisë për shkak të prishjes së një kontrate me OSHEE. Sipas Edi Ramës, Ylli Rakipi, pronar i një pallati 10 katësh në Tiranë, gjithë sulmin e ka personal, pasi ka përfituar nga shteti mbi 2.6 milionë euro për një garazh në pallatin e ndërtuar prej tij.

Sipas Ramës, qeveria “kriminale e Rilindjes” siç foli me nota ironike, e prishi kontratën me Ylli Rakipin në një vend ku siç tha Rama, nuk kishte as tualete.

Kaq mjaftoi që gazetari I njohur të shpërthente duke I nxjerë të ‘’palarat’’ Edi Ramës. Në një video mesazh, Rakipi ka treguar për atë që ka bërë për Edi Ramën. Ai ndër të tjera akuzon kryeministrin se ka mbyllur 95% të medias shqiptare, sepse e ka blerë atë, siç ka blerë votat, skriminelët, siç kthen vëllaun nga Amerika, për të punuar në Tiranë, siç u shpërndan paratë e shqiptarëve kompanive offshore.

Pjesë nga deklarata:

"Mirëmbrëma Edi Diarreja!

Isha duke dalë jashtë Tiranës, këtë fundjavë, por ti më ktheve. Më ktheve, sepse je marrë veçanërisht me mua sot. Në fakt, ke kohë që merresh. Ke kohë që përpiqesh si e si, ta mbyllësh emisionin, “Të Paekspozuarit”. Në të vërtetë, ti e ke mbyllur 95% të medias shqiptare, sepse e ke blerë atë, siç ble votat, siç ble kriminelët, siç kthen vëllaun nga Amerika, për të punuar në Tiranë, siç u shpërndan paratë e shqiptarëve kompanive offshore. Ka kohë që njihemi, Edi diarreja. Njihemi nga shumë vitë më parë, kur ti ishe kryetari i Bashkisë së Tiranës.  Të kujtohet besoj.  Përpiqu të futesh pak në atmosferën e asaj kohë. Ja përshembull, kujtohu, ditën kur hape liqenin artificial dhe mbyte Tiranën. Në fakt, nuk e mbyte ti Edush, me duart e tua, por budallenjtë që ti kishte në punë në Bashki. Ata hapën portën e Liqenit Artificial dhe Tirana u mbyt. Kujtohu! Ti ishe në një vend të largët, Ed diarreja. Më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja. Aman, – më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër. Më ndihmo, – më the! Bëj një gjë në gazetë, se  vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem! Por, ctë bëj-  thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë. Po ja, – thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales. Dhe unë e bëra. Bëra gjënë më aprofesionale dhe më të ndyrë në jetën time, sepse mu dhimbe. Kur qan ti, sikur qan një qen që është duke ngordhur. Hapa gazetën me titullin e madh: “Djali i Bales, mbyt Tiranën”. Njerëzit u tronditën, por edhe u qetësuan. Fjala mori dhenë, që Tiranën e kishte mbytur një i çmendur. E mori edhe shtypi francez, besoj të kujtohet. Me siguri, edhe atje ke marrë në qafë një redaktor të mjerë.

“Një i çmendur mbyt Tiranën”, shkruajti shtypi francez. Dhe ti, i çmenduri i vërtetë, shpëtove. Shpëtove, por a do të shpëtosh dot tani që ke mbytur të gjithë vendin? Kjo ngjarje, do të më mbetet në mendje gjithmonë. Sa herë përballem në rrugë me djemtë e Bales, ul kokën dhe iki i turpëruar.  Sot, ti ke mbledhur rreth vetes, dhjetë vetë dhe po ndan të gjithë Shqipërinë. Ndaje Edush, por ku do të futesh neser?

Thonë që ti Edush diarreja, pi drogë. Unë nuk e di, por ti nuk ke nevojë të pish drogë, sepse ti je i çmendur. Unë e di hallin tënd.  Ajo çka ke bërë ti, me këtë vend për 5 vjet, tani të është kthyer në makth.  Ti jeton në një gjendje haluçinante.

Edush diarreja, ti duhet të përgjigjesh për milionat apo miliardat. Ato tani janë bërë shumë. Ti nuk i fsheh dot më miliardat, duke nxjerrë nga arkivat e tua të pluhurosura, një kontratë që unë kam bërë dhjetë vjet më parë, me një ndërmarrje private të huaj, me emrin CEZ. Po, diarre, une a kam bërë këtë kontratë, nuk kam pse ta fsheh dhe ajo është publike. Kam një pronë sipas të gjitha ligjeve. Unë kam patur një mardhënie kontraktuale 10 vjecare, më një kompani private. Kjo kontratë ka mbaruar përpara një viti, në një objekt, lejen e të cilit e ke dhënë ti vite më parë.

Unë nuk kam çfarë të fsheh, Ed diarreja. Ti, nuk fshihesh dot më. Vetëm një gjë nuk arrij të kuptoj, se si ti ke mundur të zbulosh, që sipërfaqja që unë zotëroj, kishte vetëm një banjë.

Sepse, me sa di dhe kam dëgjuar nga miqtë e tu të afërt, ti e ke shume problem të shkosh në banjë. Në Paris përshmebull, tregojnë që ti ndynje në mes të dhomës. Atëherë nuk ishte kryeministër, por i çmendur si sot, ishe. Kur shokët nuk të gjenin dot, se nuk i hapje derën, ata afroheshin, mbanin erë dhe kuptonin që ti Edush, ishe brenda. Edush diarreja, po ta përsëris edhe njëherë, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot ti, sado media të blesh dhe sado para të kesh…"

Pas deklaratës së Ylli Rakipit, dhe Andi Bushati ka reaguar ashpër ndaj Ramës.

andibushati.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115