INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin shembjet në Unazën e Madhe në kryeqytet, vetëm sot rrëzohen 16 objekte [FOTO/VIDEO]

Nisin shembjet në Unazën e Madhe në kryeqytet, vetëm sot rrëzohen 16 objekte [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:30 26-11-2018

Puna për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet vijon. Është Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT, i cili lajmëron se për këtë qëllim ka nisur prishja e 16 objekteve. Bëhet fjalë për ndërhyrjen në zonën e Shkozës. Nëpërmjet një lajmërimi të faqen zyrtare të facebook, IKMT thotë se prishja e 16 ndërtesave në Shkozë vjen në kuadër të ndërtimit të lotit të dytë të Unazës së madhe. 

Njoftim i IKMT:
“Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme...”
Në fakt ndërhyrja në këto banesa vjen në një moment kur në Unazën e Madhe tek Astiri banorët që preken nga ndërtimi i Unazës po protestojnë prej më shumë se dy javësh. Madje përplasja mes banorëve dhe policisë solli dhe arrestimin e disa prej tyre, ndërsa mbetën të lënduar disa efektivë të policisë dhe qytetarë.

IKMT.png

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057