INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA apel Kosovës për ''taksën serbe''

SHBA apel Kosovës për ''taksën serbe''

Publikuar më: 10:14 27-11-2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Kosovës që të heqë tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.

Ky qëndrim u shpreh në një deklaratë të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, pas një takimi që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeu pati të hënën me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai i bëri thirrje Kosovës të përfitojë nga rrethanat e krijuara për të arritur një marrëveshje historike me Serbinë. Më pas DASH ka publikuar dhe deklaratën: “Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin.”

Pak ditë më parë dhe Bashkimi Evropian kërkoi që Prishtina dhe Beogradi të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për vazhdimin e bisedimeve mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe ripërsëriti që Kosova të heqë dorë nga taksat shtesë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021970272064209