INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ukraina bëhet “mollë sherri”, çfarë vendos Trump për Putin

Ukraina bëhet “mollë sherri”, çfarë vendos Trump për Putin

Publikuar më: 12:57 30-11-2018

Paska qenë e thënë që për Donald Trump dhe Vladimir Putin të mos ketë paqe.

Presidenti i SHBA dhe ai i Rusisë kishin programuar një takim mes tyre në Buenos Aires gjatë mbledhjes së G20, por gjithçka është anuluar dhe shkak është bërë situata e tensionuar në Detin e Zi, kur po përplasin “brirët” Ukraina dhe Rusia.

Ka qenë vetë Trump, ai që ka anuluar takimin me kreun e Kremlinit, duke theksuar se një samit mund të mbahet pasi të zgjidhet problemi i krijuar.

“Duke pasur parasysh faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa që të ishte më mirë për të gjithë palët e përfshira që të anulonin takimin e planifikuar në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin. Pres me kënaqësi një samit të rëndësishëm sapo të zgjidhet kjo situatë!”, shkruan Trump në Twitter

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749