Të bashkuar” në një luftë të përbashkët për paqe”, ka qenë apeli që presidenti francez Macron ka lëshuar për liderët botërorë të mbledhur në Paris për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore. Por përballë qëllimeve të tilla, avancon hipoteza e ushtrisë së përbashkët evropiane, e hedhur nga vetë shefi i Elizesë pak ditë më parë.
Vladimir Putin, i pranishëm në ceremoni, ka thënë se e cilëson si një çështje “që ka sens dhe se është pjesë e një procesi pozitiv”.
Europa ka shpjeguar shefi i Kremlinit, “është një formacion ekonomik i fuqishëm, një bashkim ekonomik i fuqishëm dhe në përgjithësi, është mjaft e natyrshme që kërkon të jetë i pavarur, autonom, sovran në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” dhe ideja e një ushtrie euroipiane është “një zhvillim pozitiv në kuptimin e forcimit të një botë bipolare.
Ideja e një forme të armatosur evropiane (e përcaktuar në fakt nga Trump “një fyerje” ndaj SHBA-ve), ka saktësuar Putin, i ishte prezantuar në të shkuarën nga ish-presidenti francez Jacques Chirac.
Mbi idenë e Maronit për një ushtri evropiane, Putin padeklaruar sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, se bëhet fjalë për një hipotezë “të ndjeshme” dhe që përfshihet në “një proces pozitiv”.








28 Nov 2025 





