INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sandër Lleshi heq dorë nga ushtria, Rama publikon kërkesën drejtuar Metës: Tani është i lirë të zgjedhë...

Sandër Lleshi heq dorë nga ushtria, Rama publikon kërkesën drejtuar Metës: Tani është i lirë të zgjedhë...

Publikuar më: 13:58 12-11-2018

Zv/ ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka kërkuar të heqë dorë nga karriera ushtarake. Ai i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, t’i heqë atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër i Brendshëm.

Kryeministri publikon letrën që zoti Lleshaj i ka dërguar presidentit Meta.

Në letrën tre faqe që mban datën 12 nëntor, Lleshi thotë se pranoi propozimin e kryeministrit me devotshmëri dhe përgjegjësi ligjore dhe se heq dorë nga karriera e tij ushtarake për të mbajtur detyrën e ministrit të brendshëm me të gjitha vështirësitë dhe angazhimin profesional që mbart ky funksion, sidomos në këtë moment historik.

"Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë interpretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i'a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë", shkruan Rama në postimin e tij në Twitter.

edioresidenti.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434