INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas VRASJES NË BLLOK, kërcënohet me jetë Elvana Gjata. Policia merr në mbrojtje këngëtaren dhe familjen e saj

Pas VRASJES NË BLLOK, kërcënohet me jetë Elvana Gjata. Policia merr në mbrojtje këngëtaren dhe familjen e saj

Publikuar më: 12:27 30-11-2018

Përditë e më shumë dalin në dritë detaje të reja lidhur me vrasjen në zonën e bllokut në datën 4 tetor.

Ngjarja në fjalë ka interes maksimal të medies dhe audiencës për faktin se në të është përfshirë dhe këngëtarja shqiptare Elvana Gjata.

Vetëm përpara disa ditësh Elvana Gjata ka mbërritur në aerportin e Rinasit dhe ka shkuar të japi dëshminë e saj për ngjarjen në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërkohë, burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se këngëtarja ka marrë kërcënime nga persona të panjohur disa ditë pas ngjarjes ku u përfshinë i dashuri i saj, Ervin Mata dhe djali i dajës së saj Mevjol Bilo, ky i fundit i dyshuar si autor i vrasjes. Ky fakt konfirmohet nga burime të policisë së Tiranës, e për pasojë janë marrë masa për mbrojtjen e këngëtares dhe familjes së saj.

Vetë Elvana ka konfirmuar në polici se para se të ndodhte ngjarja më 4 tetor nuk ka pasur probleme dhe as kërcënime. Aty ajo ka deklaruar se nuk i njeh personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk ka qenë e pranishme në lokal as para dhe as në momentin kur ndodhi vrasja.

Elvana ka sqaruar se kishte shkuar të takonte të dashurin me të cilin bashkëjetonte prej një viti, për t’i dhënë çelësin e shtëpisë, me argumentin se pas disa orësh do largohej nga Shqipëria.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në kryeqytet në një lokal pranë zonës së ish-bllokut, 28-vjeçari Fabian Gaxha mbeti i vrarë, ndërsa u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Article Logic
Execution time: 0.004072904586792