INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nëse ngrini dorën ndaj fëmijëve, rrezikoni burgun…

Kujdes nëse ngrini dorën ndaj fëmijëve, rrezikoni burgun…

Publikuar më: 11:43 30-11-2018

Prindërit francezë do të mendohen dy herë nëse do të jenë gati t’i japin një shuplakë fëmijëve, pasi një veprim i tillë në Francë së shpejti mund të konsiderohet krim.

Ligji mbi "ndëshkimin trupor" synon të përcaktojë se autoriteti prindëror mund të ushtrohet pa dhunë pa dhunë fizike, verbale apo dhe psikologjike.

Edhe më parë është provuar që të miratohet një ligj i tillë, por u hasën kundërshti nga konservatorët.

Asambleja Kombëtare do të debatojë një projektligj të paraqitur nga një deputet i qendrës që ka mbështetjen e qeverisë.

Deri më sot, rrahjet ndaj fëmijëve quhen "dhunë e zakonshme " (për t'i dalluar ato nga abuzimi real), por me dispozitat e reja ato do të ndalohen me ligj.

Nëse ligji do të miratohet, Franca do të bëhet vendi i 55-të që do të ndalojë ndëshkimin trupor të fëmijëve, një iniciativë e miratuar për herë të parë nga Suedia në vitin 1979.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875