INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liderët botëror mblidhen në Francë, Macron flet për paqe, Putin i tregon gishtin Trump [VIDEO]

Liderët botëror mblidhen në Francë, Macron flet për paqe, Putin i tregon gishtin Trump [VIDEO]

Publikuar më: 16:20 11-11-2018

Rreth 70 udhëheqës botëror mes tyre dhe presidentit Meta kanë marrë pjesë në një ceremoni në Paris, në nder të 100-vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Në një kohë kur nacionalizmi sa vjen e rritet dhe shoqëria globale është përfshirë nga tensione diplomatike, presidenti Macron në fjalën e tij u kërkoi udhëheqësve botërorë të qëndrojnë të bashku në luftën për paqe.

“Le të ndërtojmë shpresat tona në vend që të mbetemi pengje të frikës kundrejt njëri-tjetrit. Patriotizmi është krejtësisht e kundërta e nacionalizmit”, tha Macron i ciliudhëhoqi ngjarjen kryesore të ditës, një nderim në varrin e “Ushtarit të Panjohur”, memorial kushtuar të rënëve të Francës nën Harkun e Triumfit.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi rus Vladimir Putin ishin mes atyre që morën pjesë në ceremoni.

Dhe sigurisht vëmendje mori momenti i takimit mes tyre ku kreu i Kremlinit pas një shtrëngimi të shpejt dore i bën një ok me gisht homologut amerikan. Por ku është Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk mungojnë as ngjarjet e pazakonta.

Tre gra aktiviste të “Femen” shkaktuan një incident në Champs Elysees, kur kaloi“kadillaku” i blinduar i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Dy nga tre gratë janë ndaluar nga Forcat e Sigurisë para se një e tretë të ekspozohej topless me parulla.

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217