INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U vodhën Euro me kile në Rinas. Ja debati i plotë Berisha - Braçe në Parlament

U vodhën Euro me kile në Rinas. Ja debati i plotë Berisha - Braçe në Parlament

Publikuar më: 14:02 07-07-2016

Grabitja spektakolare në mes të ditës, në pistën e aeroportit të Rinasit ishte pjesë e debatit kryesor në sallën e Kuvendit këtë të enjte. Të gjithë deputetët që morën fjalën në sallën e kuvendit, u ndalën në këtë çëshjte, por maxhoranca dhe opozita kanë qasje të ndryshme për këtë ngjarje. Ish kryeministri foli për dhjetra kilogram para, dhe se vjedhja është shumë herë më e madhe se sa është raportuar nga Policia e Shtetit.

Pas të dhënave që nxori Berisha se nga bankat dolën 115 kg euro dhe janë vjedhur 85 kg, reagoi edhe deputeti Braçe, i cili përveçse i kërkoi bankës të mbajë një qëndrim për këtë deklaratë, tha se në banka nuk peshohen paratë.
Sali Berisha:
“Ajo që ndodhi në Rinas, është një akt i mirëfilltë terrorizmi jo ndaj personave po një grabitje e stilit terrorist. Për 12 minuta banda e armatosur pushtoi pistën e avionave, pistën në të cilin ishin disa avionë. Në mënyrën më të turpshme deklaruat se u vodhën 1 milionë. Ja u them unë këtu janë nisur nga bankat 115 kg euro, po po, pra  30 mln euro dhe nën 20 mln avionët nuk transportojnë, se edhe ai ka problemet e veta. Janë nisur 115 kg. Janë rrëmbyer 85 kg, janë rrrëmbyar të paktën 20 mln euro. Kjo nuk është vepër e një bande ordinere, por vepër e një bande zyrtare qeveritare.

Por deputeti socialist Erion Braçe paralajmëroi Berishën se shumë shpejt në seancën e Kuvendit do të bëjë publike një fakt se kush i peshon paratë.
Erion Braçe:
“Dëgjova Berishën që iu drejtua shqiptarëve që banakt dhe qeveria po vjedhin bashkërisht. Në referencë të ngjarjes së Rinasit, natyrisht është një ngjarje e pisët, e ndyrë, e pavërtetë, e rremë dhe që synon atë që Sali Berisha po e kërkon prej 3 vitesh destabilizimin në këtë vend. Ashtu siç ai e tha, çdo qindarkë e dalë nga bankat edhe në rrugë të tilla është pjesë e operacioneve të përditshme të sistemit bankar në këtë vend, operacioneve legale dhe natyrisht të mbuluara 100% për qytetarët e Shqipërisë. E dëgjova të thoshtë se nga banka kanë dalë 115 kg para që sipas tij bëjnë 35 mln euro dhe se grabitësit kanë vjedhur 85 kg. Informacionin Berisha mund të ketë nga kushdo, vetëm nga Banka jo sepse në bankë nuk ka peshore, në bankë ka makina që numërojnë para. Për të peshuar para Berisha e di mirë kush peshon. E ka në rrethin e vet. Ka një histori të bukur me peshore, do të vijë dita që do ta them në këtë seancë. Po ja paralajmëroj Berishës në seancë si peshoheshin paratë.

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432