INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr flakë në ecje një automjet

Merr flakë në ecje një automjet

Publikuar më: 14:51 07-07-2016

Në aksin rrugor Levan-Vlorë në ecje e sipër ka marrë flakë një automjet. Drejtuesi i mjetit A.X 50 vjeç, i cili po udhëtonte me familjen e tij në drejtim të Vlorës ishin brenda në makinë, por për fat të mirë kanë dalë në kohë dhe nuk kanë pësuar dëmtime. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga nxehja e motorit.
Zjarrëfiket kanë bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit ku për pasojë është dëmtuar vetëm pjesa e motorit, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet që shkaktuan flakët.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111