INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë do duhet të bëj Messi në këmbim të lirisë së tij

Ja çfarë do duhet të bëj Messi në këmbim të lirisë së tij

Publikuar më: 14:56 07-07-2016

Duket sikur edhe në Spanjë ka nevojë për një “reformë në drejtësi”. Ylli i Barcelonës u dënuar dje më 21 muaj burg së bashku më babain dhe njëkohësisht menaxherin e tij.

Në kohën kur të gjithë fansat e futbollistit u mërzitën sepse nuk do të shikonin idhullin e tyre për disa muaj radhas në kompetiocione të rëndësishme si Champions League, por as në La Liga, duket sikur fati i ka buzëqeshur. Lionel Messi nuk do të bëj asnjë ditë burg për veprën penale të shmangies nga taksat. Kjo pasi ligji spanjoll ka parashikuar lehtësira për autorët e veprave të tilla penale që dënohen me më pak se dy vjet nga gjykatat spanjolle. 

Në këmbim të 21 muajve burg Messi dhe babai i tij janë dënuar më gjobë përkatësisht 2 dhe 1.5 milionë euro, shifër kjo deri diku e njëjtë me atë që thuhet se i kanë “fshehur” shtetit. E çfarë janë këto shifra për një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe fituesin e pese herë të çmimit Topi i Artë.

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668