INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare, Messi rikthehet te Argjentina [FOTO]

Zyrtare, Messi rikthehet te Argjentina [FOTO]

Publikuar më: 21:51 12-08-2016

Nuk ishte viti më i mirë i mundshëm për 5 herë fituesin e Topit të Artë Leo Messi, për të mos thënë se ishte më i keqi. Humbjes në finalen e e Kupës së Amerikës ndaj Kilit ku Messi mori vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Argjentinës, i’u shtua edhe problemi me ligjin.

Mirëpo duket sikur ylli i Barcelonës i ka lënë pas problemet dhe pas propagandave të shumta për rikthimin e tij në Kombëtare, Leo Messi tashmë zyrtarisht ka vendosur që të rikthehet te Argjentina. 

“E shoh se ka shumë probleme në futbollin argjentinas, dhe nuk dua të krijoj të tjera. Nuk dua t’i shkaktoj ndonjë dëm vendit tim, e dua të kundërtën, të ndihmojë dhe të jap gjithçka për të vendosur në vend gjërat në futbollin tonë, prandaj unë vendosa të ndihmoj nga brenda, jo të kritikoj nga jashtë”, është shprehur Messi për AS.

Ndërkohë babai i tij menjëherë ka postuar një fotografi te fanellës së Messit me Argjentinën ku ka shkruar “Sa e bukur që është”.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167