INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojërat Olimpike, xhudisti egjiptian refuzon t’i japë dorën fituesit izraelit [VIDEO]

Lojërat Olimpike, xhudisti egjiptian refuzon t’i japë dorën fituesit izraelit [VIDEO]

Publikuar më: 19:20 12-08-2016

Shpesh herë thuhet se sporti është ai që bashkon popujt, por është bërë e udhës tashmë që politika të përzihet me sportin.  Një gjest jo i mirë është parë sot në Lojërat Olimpike të Rios, në sportin e xhudos. Xhudisti egjiptian Islam El Shehaby u vërshëllye në mënyrë tepër të zhurmshme gjatë Lojërave Olimpike të Rio de Janeiros, pas humbjes në raundin e parë kundrejt rivalit të tij izraelit, Or Sasson. Vërshëllimat në fakt nuk erdhën si pasojë e ndeshjes, por sepse El Shehaby refuzoi të shtrëngonte duart me Sassonin, duke shkelur kështu kodin etik të sportit të xhudos. Ndërkohë pas sfidës, kur u pyet nga gazetarët, El Shehaby refuzoi të komentonte.

Article Logic
Execution time: 0.0040228366851807