INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rio 2016 Izmir Smajlaj nuk e prek fianlen, e mbyll në vendin e 21

Rio 2016 Izmir Smajlaj nuk e prek fianlen, e mbyll në vendin e 21

Publikuar më: 13:00 13-08-2016

Për fat të keq atleti shqiptar Izmir Smajlaj nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e kërcimit së gjati në Rio 2016. Sportisti 23-vjeçar synonte kualifikimin mes 12 më të mirëve të aktivitetit, por në garën e zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit, Smajlaj ka përfunduar vetëm në vendin e 12 në Grupin A të kualifikueseve. Ai regjistroi 7,72 metra në kërcimin e tij të parë, ndërsa si objektiv i kishte vënë vetes distancën 8 metër që do të kishte qenë e mjaftueshme për të arritur në finalen e aktivitetit.

Në provën e dytë, Smajlaj nuk arriti të përmirësonte kërcimin e parë, duke regjistruar 7,61 metra, ndërsa bëri faull në kërcimin e tretë.

Me këtë distancë, Smajlaj e mbylli grupin kualifikues në vendin e 12, i 21-ti në 36 garues. Duhet theksuar se sportistit shqiptar do t’i kishte mjaftuar një kërcim prej 7,86 metrash për t’u kualifikuar në finale, një distancë të cilën ai e ka kaluar disa herë më parë gjatë karrierës së tij ku si rekord kombëtar ka vendosur kërcimin 8,03 metra.

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875