INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë e lidh grabitjen në aeroportin e Rinasit me atë të Kasharit

Ja çfarë e lidh grabitjen në aeroportin e Rinasit me atë të Kasharit

Publikuar më: 16:13 05-07-2016

Në harkun kohor të një viti janë shënuar 3 vjedhje spektakolarë të parave të bankave të nivelit të dytë. Më e rënda, duket se është vjedhja e fundit, ajo në aeroportin e Rinasit, ku grabitësit për më shumë se 4 minuta kanë hyrë brenda në pistë dhe kanë marrë rreth 1 milion euro, thotë policia. Por çfarë i lidh këto ngjarje? Burime hetimore kanë thënë për mediat se një person ka qënë prezent në dy grabitjet.
Sipas ekspertëve, nga krahasimi i pamjeve të kamerave të sigurisë edhe të grabitjeve të tjera, veç skemës së aksionit, krahasimi i imazheve të grabitjes dhe përshkrimi fizik i grabitësve ka çuar në përfundimin se të paktën një person është prezent në grabitjen e Rinasit dhe atë të Kasharit gjashtë muaj më parë. Po ashtu, njësoj si në aksionet e mëparshme, në vendin e ngjarjes, konkretisht në makinën e djegur, janë gjetur pincat dhe një varre, mjete që janë përdorur me të njëjtin mekanizëm edhe në aksionet e mëparshme. Sipas burimeve hetimore, pasi kanë djegur makinën, grabitësit janë larguar me një furgon mallrash, gjurmët e të cilit, sipas kamerave të sigurisë, zhduken në fshatin Laknas.
Hetimet ndërkohë vazhdojnë me këqyrjen e filmimeve të kamerave të sigurisë, të cilat po analizohen me vëmendje për të mësuar detajet të cilat kanë çuar në një zbulim që përforcon idenë se grabitjet e makinave që transportojnë paratë e bankave për në aeroport janë vepër e së njëjtës bandë që mund ta ketë bazën në zonën mes Fushë Krujës dhe Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436