INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artan Hoxha publikon emrin e të dyshuarit për grabitjen në Rinas [VIDEO]

Artan Hoxha publikon emrin e të dyshuarit për grabitjen në Rinas [VIDEO]

Publikuar më: 18:29 08-07-2016

Kanë kaluar disa ditë nga grabitja spektakolare e një shumë të madhe parash në aeroportin e Rinasit, dhe ende nuk është zbardhur ngjarja.  Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë emrin e personit që dyshohet si i përfshirë në grabitjen e aeroportit të Rinasit më 30 qershor. Në rubrikën “Opinion” në News 24, Hoxha është shprehur se shtetasi Klodian Çypi dyshohet nga Policia si i përfshirë në këtë ngjarje. Sipas gazetarit, në shtëpinë e Çypit është ushtruar kontroll nga policia, por ai nuk ndodhej aty. Gjithashtu, Hoxha ka treguar se ndaj Klodian Çypit është qëlluar me armë me qëllim ekzekutimin e tij. Por Çypi shprehet se policia kërkon ta ekzekutojë me qëllim që t'i faturojnë atij grabitjen në Rinas dhe çështja të mbyllet. 

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154