INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erjon Veliaj shpall zonën e re industriale: Do shtohet punësimi!

Erjon Veliaj shpall zonën e re industriale: Do shtohet punësimi!

Publikuar më: 14:11 07-07-2016

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpallur Kombinat-Vaqarrin si një zonë të re industriale duke theksuar se kjo pjesë e kryeqytetit do të jetë poli i dytë industrial, që do të gjenerojë dhe vende të reja pune. Veliaj në një takim me banorët e zoënës së Kombinatit ku mbajti konsultën publike të rradhës për Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës, iu tha se prioritet nuk do jenë më ndërtimet, por zhvillimi ekonomik, turistik, mjedisor dhe lëvizshmëria në qytet.
E kjo masë shtoi Veliaj ndihmon për të rritur punësimin për banorët e zonës dhe për t’u siguruar që, në shkëmbim të një politike favorizuese në sistemin e taksave, kompanitë të pranojnë të zhvendosen nga Tirana e tejngarkuar, në një zonë më të lirë si kjo e Kombinatit.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, prezantoi dhe mënyrën se si do të organizohet industria në këtë zonë, duke nisur negociatat me sipërmarrësit, përmes një sistem taksash më favorizues. Nëse bizneset do të pranojnë të dalin nga qëndra e Tiranës e të vijojnë punë në Kombinat do t’ju ulen taksat.

Lidhur me ndërhyrjet konkrete të draft-planit për Kombinatin, kryebashkiaku i Tiranës tha se parashikon, që zona periferike të shndërrohet në polin e dytë industrial të qytetit, pas zonës së autostradës.
“Propozimi i parë është që t’i japim zonës së Kombinatit trajtën e një qyteti brenda qytetit, çka do të thotë se do të investojmë më shumë në infrastrukturë, që punëson njerëz. Kjo është arsyeja pse duam që segmenti Kombinat-Vaqarr të shpallet zonë e re industriale. Kemi filluar të inkurajojmë disa kompani, 2-3 kompani gjermane tashmë janë transferuar në këtë segment, që të vendosen në këtë zonë të Tiranës”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi se një risi tjetër e këtij plani, që prek në mënyrë direkte zonën e Kombinatit, është edhe zhvillimit të parkut të Liqenit të Vaqarrit.

“Kemi nisur projektin e parkut të Vaqarrit. Shumë shpejt do të bëjmë prezantimin e projektit për këtë park”, tha Veliaj.
Ai vlerësoi se së bashku me hartuesit e vizionit për Tiranën, përfshirë arkitektin e njohur italian, Stefano Boeri, për të ndryshuar situatën e pastërtisë së ajrit dhe mjedisit, është menduar “rrethimi” i Tiranës me një pyll prej 2 milionë pemësh, të cilin kryebashkiaku e cilësoi si Pylli Orbital.

Article Logic
Execution time: 0.0041329860687256