INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Raiffeisen”, skenarët e shlyerjes së 20 milionë eurove në kurriz të klientëve?[FOTO]

Publikuar më: 12:47 07-07-2016

Vetëm në vitin 2015 është llogaritur se 16 banka ia dolën të fitojnë rreth 112 milionë euro neto. Edhe po të marrim rastin më të mirë "Raiffeisen Bank" nuk mund të ketë kapur një vlerë prej rreth 20 milion euro fitim, për të kompensuar shumën e vjedhur disa ditë më parë në Rinas. Madje edhe po të përfitojë disi nga siguracionet vështirë se kjo shumë zëvendësohet kaq kollaj.
E lindin natyrshëm pyetjet: Si do jetë ecuria e kësaj banke? A po shkon drejt falimentit apo zgjidhja do gjendet përmes klinetëve?
Kjo e fundit në fakt deri tani po rezulton si më e vërteta, pasi një denoncim është publikuar në rrjetet sociale.
"Raiffeisen Bank" ka vendosur të shtojë disa rregulla që do të kenë ndikimin e tyre në xhepat e qytetarëve, që kanë marrëdhënie me këtë bankë.
Taksat do shtohen, madje dhe veprimi më i vogël, siç është tërheqja e parave nga arka do të taksohet.

Ja ç’tregon një klient i "Raiffeisen Bank" për Jetaoshqef.al:
“Ja ku do nxirren lekët e vjedhura. Si gjithmonë populli e ha, kësaj rradhe të gjithë klientet e bankës përkatëse."


Pra në dokumentin e dërguar nga qytetari, banka njofton se atij nga muaji gusht do t'i mbahen komisione të përmuajshme nga llogaritë që ka pranë kësaj banke.
Ndërsa nga muaji tetor, çdo person që do të tërheqë para nga llogaria e vetë, do t'i duhet të paguajë komision. E thënë ndryshe, do të paguajmë para për të marrë paratë tona! – ka thënë klienti i "Raiffeisen Bank" .
Gjithashtu, një komision tjetër është rritur. Bëhet fjalë për atë të transfertave brenda së njëjtës bankë, i cili nga 150 lekë për transfertë, është rritur me 30 lekë, duke u bërë kështu plot 180 lekë.


A rrezikohet Raiffeisen?
Një tjetër pikëpyetja tani është, sa i madh ka qenë dëmi që i është shkaktuar kësaj banke? Nëse në polici shuma e deklaruar si e zhdukur është më pak se 20 milionë euro si do të mundet të kërkojë dëmshpërblim për shumën e  plotë pranë kompanisë, ku janë siguruar këto para?

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626