INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për 3 orë autostrada Tiranë – Durrës do të bllokohet. Ja shkaku…

Për 3 orë autostrada Tiranë – Durrës do të bllokohet. Ja shkaku…

Publikuar më: 08:51 23-05-2017

Tirana këtë mëngjes deri në mesditë përballet me trafik të rënduar po kështu dhe autostrada Tiranë - Durrës. Shkak për këtë është bërë një stërvitje që po zhvillon. Ministra e Brendshme në kuadër të reagimit kundër një incidenti me lëndë kimike. Stërvitja zhvillohet në segmentin rrugor Kodër Kashar¬ - Rinas, dhe rruga është e kalueshme vetëm në një anë. Por për shkak të akumulimit të shumtë të automjeteve, pritet që edhe në Tiranë trafiku të rëndohet në orët e zhvillimit të stërvitjes. Ai do të bllokohet nga ora 9 deri në 11.  
Sipas Ministrisë së Brendëshme, kjo stërvitje do të mbahet në kuadër të projektit të Bashkimit Europian ‘’EuropeAid’’. Në të marrin pjesë forcat zjarrfikëse të shërbimit vendor të bashkisë Tiranë, njësi të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të Rendit nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Njësi të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës, mjete nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë, Njësi speciale nga forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, forca dhe mjete nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile si dhe studentë dhe pedagogë.
Gjatë stërvitjes do të testohen aspekte specifike të reagimit ndaj emergjencave me lëndë kimike, bakteriologjijke, radioaktive dhe nukleare. Gjithashtu synohet të forcohet edhe bashkëpunimi dhe ndërveprimi midis strukturave dhe njësive operacionale të institucioneve në nivele kombëtar, qarku dhe bashkie, duke përfshirë forca dhe mjete nga Drejtoritë e MPB, MM, MSH, MMJ, Bashkisë të Tiranës dhe forcave vullnetare. Stërvitja do të monitorohet nga një ekip i Konsorciumit Rajonal të Mekanizimit Europian i Mbrojtjes Civile.

Article Logic
Execution time: 0.0027258396148682