INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
177 personave ju refuzohet udhëtimi drejt BE, mes tyre dhe të arrestuar

177 personave ju refuzohet udhëtimi drejt BE, mes tyre dhe të arrestuar

Publikuar më: 16:51 05-09-2017

Me dhjetra të kthyer por dhe të arrestuar në pikat kufitare, pas shtrëngimit të masave të lëvizjes në zonën Shengën. Të dhënat flasin për një numër të madh qytetarësh që ju është refuzuar të udhëtojnë drejt zonës Shengën përmes Aeroportit të Rinasit. Mësohet se vetëm gjatë muajit gusht 177 shtetasve u është refuzuar kalimi, pasi nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara për frenimin e fenomenit të azilkërkimit.
I larë ka qenë edhe numri i personave që kanë tentuar të kalojnë përmes dokumentacioneve të falsifikuara. Mësohet se 17 persona të tjerë, 9 prej të cilëve të arrestuar kanë tentuar të kalojnë me dokumenta të falsifikuara.
Ndërkohë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur baza e të dhënave për fenomenin e gjakmarrjes në vend e cila pritet të parandalojë abuzimin me kërkesat për azil.

Article Logic
Execution time: 0.0052618980407715