INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se ka qënë e fejuar me ish anëtarin e OTR, tani Tayna qenka fejuar sërish? Ja FOTOJA që po bën lëmsh të gjithë!

U tha se ka qënë e fejuar me ish anëtarin e OTR, tani Tayna qenka fejuar sërish? Ja FOTOJA që po bën lëmsh të gjithë!

Publikuar më: 23:13 20-03-2019

Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Që prej publikimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që ajo hasi, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara.

Ajo publikon herë pas here në llogarinë e saj në ‘Instagram’, momente nga përditshmëria me miqtë apo videoklipet që ka sjellë në periudha të ndryshme.

Së fundmi reperja ka postuar një foto që ka bërë 'lëmsh' të gjithë. Ajo ka bërë një video ku tregon dorën e saj dhe në fokus ka një unazë mjaft të bukur dhe të shnditshme të vendosur në 'gishtin e fejesës'. Nuk e dimë nëse Tayna është fejuar vërtet apo thjesht i ka fiksim unazat dhe e ka vendosur për qejf, për këtë duhet të presim një reagim nga reperja 

c2ee98e8-6fe2-49a4-a4c2-3ac445f48581.jpg

Kujtojmë se pak kohë më parë nga mediat kosovare u raportua se para se kësaj lidhje Tayna ka qënë e fejuar me reperin e njohur me emrin e artit Nolimaan.

Ky i fundit duket se ka qënë një nga anëtarët e labelit “OTR”, pasi në disa prej fotove të tij në Instagram ai është krahas disa prej reperëve të njohur të këtij labeli dhe në krahun e tij të majtë ka tatuazh simbolin OTR.

Ndërkohë thuhet se ai është martuar verën e vitit të kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322