INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U TALL në rrjete sociale, Tayna i del në MBROJTJE të riut. Ja çfarë paralajmëron reperja [FOTO]

U TALL në rrjete sociale, Tayna i del në MBROJTJE të riut. Ja çfarë paralajmëron reperja [FOTO]

Publikuar më: 13:24 13-03-2019

Reperja e njohur Tayna është në kulmin e suksesit të saj dhe shpesh herë në këngët që i përcjell tek publiku zgjedh të japi dhe mesazhe të forta për shoqërinë.

Rasti i fundit ishte me projektin “Ring Ring” që përmendëm më sipër, nëpërmjet së cilës ajo tregonte një pjesë të historisë së saj dhe inkurajoi fansat e publikun që e ndjekin, të mos heqin asnjëherë dorë nga ëndrrat. Mesa duket të njëjtën gjë ka zgjedhur të bëj dhe me këngën e ardhshme, por këtë herë do të trajtojë në një farë mënyre “bullizmin”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku bashkangjitur me foton në të cilën shfaqet pranë një djali që quhet Besim Hajra, reperja shkruan:

“Unë takova Besim Hajren, njërin prej djemve të videos „A bon me fol“. Besimi ishte njëri ndër njerëzit më të sjellshëm dhe të dashur që kam takuar. Ai m‘tregoi për talljet që ju kishin ndodhur sic i dim të gjithë dhe historia nuk ishte aspak e këndshme. Më vjen shumë keq për ato që dëgjova dhe besoj që edhe juve. Për të bërë një ndryshim, unë vendosa të përdor fjalën e lartpërmendur në këngë dhe ta shëndrrojmë atë në diçka të këndshme që kjo histori të merr një kahje tjetër. Besimi tha se ishte i pajtimit, poashtu edhe për Ilirin tha se pranonte. Kënga vjen së shpejti dhe është më ndryshe se ajo që ju veç e keni dëgjuar.”

taynaaamesazhi.jpg

Besimi së bashku me një djalë tjetër që quhet Ilir janë protagonistët e një video-je që u bë virale në Kosovë para pak ditësh. Mënyra e të shprehurit të djemve gjatë një interviste dhe pyetja “A bon me fol” që Besimi i drejtoi gazetares, për ti kërkuar leje që të shprehej përpara kamerës, ishte shkaku që këta dy djem të talleshin në rrjete sociale.

Këto ditë qarkulloi dhe lajmi se Besimi kishte lënë shkollën për shkak të talljes që i bëhej, por gjithsesi familjarët e tij e kanë mohuar këtë gjë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719