INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfolën se janë të lidhur, por nuk fshihen më, Evi Reçi dhe Kledi Hysa kapen MAT

U përfolën se janë të lidhur, por nuk fshihen më, Evi Reçi dhe Kledi Hysa kapen MAT

Publikuar më: 16:31 01-09-2022

Prej kohësh Evi Reçi përflitet për një lidhje të mundshme me ish-banorin e Big Brother, Kledi Hysa. Burime pranë tyre e kanë konfirmuar lidhjen, megjithatë as këngëtarja dhe as modeli nuk e kanë komentuar dhe as nuk kanë konfirmuar këtë gjë, ndonëse nuk i shmangin komentet dhe batutat për njëri-tjetrin.

Pavarësisht se nuk janë ende bashkë publikisht në media e në rrjetet sociale, ata mesa duket dalin hapur e nuk fshihen aspak në ambientet e kryeqytetit e kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme.

Pasi ishin së bashku pjesë e protestës për mbrojtjen e grave dhe të vajzave ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe disa miqve të përbashkët, ndërsa dukeshin shumë të afërt dhe të pa shqetësuar, ashtu siç në fakt duhet të jenë.

 auto_-640-0-whatsapp-image-2022-09-01-at-111122-am-1361662030090.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277