INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rivale gjatë gjithë kohës, Rina zbulon propozimin që i bëri Tayna

Rivale gjatë gjithë kohës, Rina zbulon propozimin që i bëri Tayna

Publikuar më: 17:35 01-09-2022

Tayna dhe Rina janë dy nga emrat më të zhurmshëm në botën e repit. Vajzat që në fillim të karrierës kishin rivalitet të fortë mes tyre.

Rina në daljen e saj të fundit për “T7” ka treguar për herë të parë se është ftuar për të bashkëpunuar me Taynën, por e ka refuzuar. Rina shpjegoi se kërkesa nuk është bërë direkt nga Tayna por nga menaxheri i saj.

‘Po është kërkuar, por nuk është kërkuar personalisht nga ajo por menaxheri i saj ka kërkuar bashkëpunimin që nuk është bërë. Arsyeja është që nëse do e kishte kërkuar para dy vitesh ndoshta do të kisha pranuar, tani nuk jam më ai person, nuk po mendoj më për urrejtje apo feminizëm fals’– u shpreh Rina.

 

Article Logic
Execution time: 0.0015461444854736