INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfolën për një lidhje, Adrola Dushi i bën dedikim Trimit, Capital T!

U përfolën për një lidhje, Adrola Dushi i bën dedikim Trimit, Capital T!

Publikuar më: 14:28 07-05-2021

Capital T sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull ‘’Rrushe’’.

Kënga erdhi e realizuar me videoklip, pjesë e të cilit janë aktorë të njohur nga Kosova duke i paraprirë kështu një seriali dramë-krim që ka premierën së shpejti.

Kënga flet për një realitet të hidhur shqiptar dhe duket se teksti ka marrë pëlqyeshmërinë e modeles së njohur Adrola Dushi.

“Çdo varg i këtij teksti, pasqyrë e realitetit të hidhur që jeton çdo ditë Shqiptaria…Emocione të forta në çdo dëgjim. Një nga projektet më të bukura muzikore që kam dëgjuar në kaq kohë. Suksese Trim”, ka shkruar Adrola.

 

 

Bukuroshja prej kohësh përflitet për një lidhje dashurie me reperin e njohur dhe zërat u shtuan edhe më shumë pasi u paraqitën së bashku në një nga videoklipet e fundit të Capital T.

 

Me këtë dedikim në rrjete sociale Adrola forcon edhe më shumë dyshimet se dyshja kanë një afërsi me njëri-tjetrin.

Gjersa jeta e modeles ka qenë vazhdimisht në vëmendje të publikut dhe medias rozë, kemi në anën tjetër Trimin që sa i përket kësaj pjese është shumë i mbyllur dhe dihet pak ose aspak për jetën e tij sentimentale.

Article Logic
Execution time: 0.0032711029052734