INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda nga Bashkimi, reagon për herë të parë Alvisa

U nda nga Bashkimi, reagon për herë të parë Alvisa

Publikuar më: 20:31 24-01-2022

Alvisa ka reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga Bashkimi. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Alvisa ka shkruar: Ku kanë arrit.

Por menjëherë pas disa minutash, ish-konkurrentja është penduar dhe e ka fshirë postimin.

Edhe pse ish-konkurrentja nuk është shumë e qartë në postimin e saj, ndarja mes çiftit është pak por e sigurt.

Kujtojmë se Alvisa dhe Bashkimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila ishte shoqëruar me shumë dinamika, skandale dhe ngjarje të njëpasnjëshme. Lajmin për ndarjen e ka konfirmuar Bashkimi në një postim në rrjetet sociale.

Por ndërkohë pas këtij postimi nuk ka munguar dhe reagimi i ish të dashurit të Alvisës, Hysenit. Ky i fundit ka shkaktuar tepër debate të rënda në studion e Për’puthen, teksa pas akuzave ai është larguar nga programi.

“Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një date skandence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe pse të gjithë e besojnë.”- ka shkruar Hyseni pas ndarjes së çiftit Bashkim- Alvisa.

Mos vallë postimi i Alvisës lidhet me reagimin që ka bërë Hyseni për të, apo fshihet diçka tjetër pas. Kjo mbetet për t'u konfirmuar në ditët në vijim.

Megjithatë nuk duhet lënë pa u përmendur se ky mund të jetë një "thumb" për Arjan Konomin apo konkurrentët e Për'puthen që kanë komentuar ndarjen e tyre në program.

eesa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604