INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E 'kryqëzuan' për indiferencën ndaj protestës në Vlorë, reagon për herë të parë Bora Zemani

E 'kryqëzuan' për indiferencën ndaj protestës në Vlorë, reagon për herë të parë Bora Zemani

Publikuar më: 14:31 04-06-2026

Pas kritikave të shumta dhe komenteve negative në rrjetet sociale ku akuzohej për heshtje ndaj çështjes së Zvërnecit, moderatorja Bora Zemani ka thyer më në fund heshtjen.

Përmes një postimi të gjatë në Instastory, të shoqëruar me një foto në bregdet, ajo ka sqaruar pozicionin e saj si vlonjate.

Bora e ka nisur mesazhin e saj duke theksuar rëndësinë dhe bukuritë natyrore të Vlorës, nga Zvërneci deri në Sazan, si dhe përgjegjësinë që ka secili për t’i mbrojtur ato:

 

“Ka disa vende qe nuk kane nevoje per asnje shpjegim. Mjafton t’i shohesh dhe te kujtosh pse i do. Per mua, Vlora eshte nje prej tyre. Cdo pamje e saj, nga Zverneci te Karaburuni e deri te Sazani, me kujton se sa me fat jemi qe kemi trasheguar nje bukuri te tille dhe sa pergjegjesi kemi per ta ruajtur e per ta cuar perpara.”

Duke iu përgjigjur kritikave për vonesën në reagim, ajo u shpreh se preferon t’i trajtojë çështjet me qetësi dhe jo me zhurmë:

“Ndoshta nuk reagoj gjithmone me zhurme. Per ceshtje qe kane rendesi, kam preferuar gjithmone te flas me qetesi dhe pergjegjesi. Prandaj dhe ky reagim, vjen pak i vonuar. Por nje gje nuk ndryshon kurre: dashuria per Vloren dhe deshira per ta pare ate gjithmone me mire se dje.”

Më tej, moderatorja ka mbështetur të drejtën e qytetarëve për të kërkuar transparencë për të ardhmen e kësaj zone, duke e cilësuar Zvërnecin si pjesë të identitetit shqiptar:

“Kto dite kam pare shume diskutime, qendrime te ndryshme dhe shqetesime lidhur me te ardhmen e Zvernecit. Mendoj se eshte gjeja me normale dhe e drejte qe te kerkohet transparence dhe shqiptaret te shprehin mendimin e tyre kur behet fjale per vende qe jane pjese e identitetit shqiptar.”

borae.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559