Pas aludimeve dhe thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me përfundimin e marrëdhënies mes Mateos dhe Brikenës, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur.
Përmes dy mesazheve të shpërndara për ndjekësit në kanalin e saj të komunitetit në Instagram, Brikena Selmani ka konfirmuar ndarjen, duke hedhur poshtë zërat për tradhti apo konflikte mes tyre.
Brikena sqaroi se vendimi për të folur erdhi pas interesimit të madh të publikut, ndërsa theksoi se mes saj dhe Mateos nuk ka pasur asnjë mungesë respekti, duke i dhënë fund çdo dyshimi për tradhti. Madhe burime për Beautyfair Albania kanë pohuar se çifti ishin bërë shumë “toksik” të njëri-tjetrit, për këtë arsye vendosën që të ndahen.








2 Jun 2026 





