INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni Butrintin! Kiara Tito në një lidhje, por kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën?

Harrojeni Butrintin! Kiara Tito në një lidhje, por kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën?

Publikuar më: 19:32 24-01-2022

Jeta private e Kiara Titos ka qenë gjithmonë e komentuar edhe pse moderatorja ka preferuar ta ruajë sa më hermetike. Megjithatë së fundmi e ftuar në "Why not", ajo nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse është beqare apo e dashuruar.

"Mund të them vetëm kaq, që jam ndryshe nga çfarë jam shprehur vitin e kaluar në "Why Not". Kush e mban mend do e kuptojë, kush jo të hapë emisionin dhe ta shikojë", tha Kiara.

Vitin e kaluar Kiara ka deklaruar në emision se është beqare. Pra ky vit e ka gjetur të lidhur, por djalin që i ka rrëmbyer zemrën nuk na i ka prezantuar ende.

Kujtojmë që Kiara Tito është përfolur shpesh herë për një lidhje të mundshme me Butrint Imerin, por asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht kjo romancë.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822