Ajo është një nga modelet më të bukura në botë, dhe Emily Ratajkowski e dëshmoi dhe një herë diçka të tillë në gjithë bukurinë që i ofronin të brendshmet seksi.
Mëngjesi i sotëm nisi përvëlues për yllin e pasarelave, e cila edhe një herë tjetër nuk kishte të sharë në spektaklin që ofroni. Veshja intimo mbulonte më shumë lëkurë nga ç’jemi mësuar të shohim në fotot e saj topless, por ndoshta pikërisht për këtë arsye na stimulonte edhe më shumë imagjinatën. Emily i mahniti 9.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram me një foto e cila për nga poza, delikatesa e veshjes dhe hiret e pamohueshme na bën ta preferojmë shumë herë më shumë nga pamjet “bruto” nudo që shohim kudo nga yjet e spektaklit. Bukuroshja 25 vjeçare na bëri sërish të gjithë për vete dhe i mjaftoi sërish shumë pak...një shkrepje, pasi të tjerat i ka meritat nëna natyre dhe sigurisht stilisti i saj shumë fin. Dhe pavarësisht se u kritikua për këtë shkrepje, Emily tha qartësisht se nuk është paguar për ato, por deklaroi fort "Trupi im, zgjedhja ime!". Por fundja ç'rëndësi kishin kritikat para kësaj pamjeje...










23 Oct 2025 


