INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump nuk ka të ndalur me kritikat. Ja për çfarë e kritikon FBI-në

Trump nuk ka të ndalur me kritikat. Ja për çfarë e kritikon FBI-në

Publikuar më: 11:16 16-12-2017

Mesa duket Donald Trump ka filluar të kritikojë edhe FBI-në. Mesa duket presidenti amerikan nuk është dakord me disa prej dënimeve që FBI jep. Sipas tij janë shuam të lehta sidomos kur bëhet fjalë për ata që shpallen fajtorë se kanë vrarë oficerë policie.

Duke folur në Akademinë Kombëtare të FBI në Virxhinia të premten, Trump premtoi të mbështeste zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe dënoi ata që sulmojnë oficerë policie.

Gjatë fushatës presidenciale, ai premtoi se nëse zgjidhej, do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që të kërkonte dënimin me vdekje për vrasësit e policëve.

Më herët të premten, Presidenti Trump komentoi për FBI-në, Byronë Federale të Hetimeve shkruan VOA.

Ai tha se “është e turpshme ajo që ka ndodhur” me FBI-në, duke e quajtur “me të vërtetë të turpshme” mënyrën se si u trajtua hetimi rreth çështjes së serverit privat të Hillary Clinton.

“Ne do ta rindërtojmë FBI-në,” tha Presidenti Trump.

Ai aludoi për redaktimet e zbuluara rishtazi që i ishin bërë deklaratës së vitit 2016 të Drejtorit të FBI-së, James Comey mbi hetimin e zonjës Klinton: “Është shumë e trishtueshme kur shikoni ato dokumente, mënyra se si e kanë bërë është me të vërtetë,” tha ai.

Zoti Trump përsëriti se “nuk ka patur asnjë bashkëpunim të fshehtë” midis fushatës së tij dhe qeverisë ruse, duke shtuar se zbulimet e fundit dëshmojnë pohimet e tij se hetimi i Klinton ka qenë “i manipuluar”.

Shtëpia e Bardhë tha se të dhënat e zbuluara për FBI-në tregojnë se ekziston “njëanshmëri ekstreme” kundër Presidentit Donald Trump në udhëheqjen e lartë të FBI-së

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627