INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trendi që bashkoi VIP-at SHQIPTARË gjatë periudhës së karantinës! [FOTO/ VIDEO]

Trendi që bashkoi VIP-at SHQIPTARË gjatë periudhës së karantinës! [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 09:34 09-04-2020

Për të parandaluar përhapjen dhe infektimin masiv të popullatës nga Coronavirus që ka prekur shumë vende të botës edhe në Shqipëri janë ndërmarrë disa masa. Kështu prej disa javësh vendi ynë ka qenë në një situatë izolimi të pazakontë prej COVID-19.

Çfarë kanë bërë VIP-at shqiptarë gjatë kësaj periudhe? Falë rrjeteve sociale e kemi parë fare mirë që disa prej tyre kanë qëndruar në shtëpi, por ka edhe nga ata që kanë punuar. Këngëtarë të ndryshëm kanë publikuar disa këngë që i kishin pothuajse gati, ndërsa moderatorë e moderatore të ndryshme i kanë realizuar emisionet me anë të lidhjeve Skype.

Përveç faktit që kanë bërë shumë mesazhe sensibilizimi për popullin shqiptar kemi vënë re që s’janë ndarë nga sektori i kuzhinës nga ku kanë ekspozuar ushqimet e tyre dhe për fat të mirë ka patur edhe nga ata që nuk i mbajtën vetëm për vete recetat.

Gjatë këtyrë ditëve të vështira, numri i përdoruesve të rrjeteve sociale është rritur si asnjëherë më parë pasi shumë prej nesh, ashtu sikurse personazhet publikë kanë përdorur platformat sociale për “të vrarë” kohën.

Përpos publikimit të fotove të vjetra, përgjigjeve të pyetjeve të fansave në opsionin “ask me a question” në Instagram, një trend i fundit që i ka bashkuar VIP-at është pikërisht aplikacioni Tik Tok (Me siguri s’keni nevojë t’ua shpjegojmë si funksionon ky aplikacion se na ka “infektuar” të gjithëve tashmë).

Një pjesë e mirë e personazheve publikë shqiptarë kanë hapur një adresë në Instagram gjatë përiudhës së karantimit ku kanë publikuar video të ndryshme 15 sekondëshe të ditës së tyre për fansat që i ndjekin vazhdimisht. Madje, një pjesë e mirë e klipit të fundit që publikoi Loredana me reperin Zuna përbehet nga video të Tik Tok.

 

Ja adresat e videove më të bukura me filtra, muzikë, animacione, efekte speciale të realizuara nga VIP-at shqiptarë:

Luana Vjollca

bored.png

 

 

Elita Rudi

stfd.png


Klaudia Pepa

kettt.png


Dafina Zeqiri

sfeqt.png

Ledri Vula

jomv.png

 

Dhurata Dora

dfeqt.png



Bora Zemani

tici.png

Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449