INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me VIP-at shqiptarë me më shumë ndjekës në INSTAGRAM! Ja kush qëndron në FRON! [FOTO]

Njihuni me VIP-at shqiptarë me më shumë ndjekës në INSTAGRAM! Ja kush qëndron në FRON! [FOTO]

Publikuar më: 11:36 07-04-2020

Duam apo s’duam ne, Instagram-i është kthyer në një ndër format më të përdorura ose të pëlqyera të marketingut për personazhet e njohur shqiptarë dhe jo vetëm.

Ky rrjet social, i cili është më i përdoruri dhe më i preferuri nga të gjithë dhe këtë nuk e themi ne, por sondazhet e shumë të realizuara, tashmë nuk shërben vetëm për të postuar thënie të ndryshme, selfie apo për të treguar se çfarë po ha, por është shndërruar në një mjet të fuqishëm biznesi dhe reklamimi.

Tashmë është bërë trend që numri i ndjekësve në këtë platformë është sukses më vete dhe jo rrallë herë ndodh që kur personazhet e njohur arrijnë një numër të caktuar ndjekësish, gëzimin e tyre e ndajnë me fansat.

Por kush janë VIP-at shqiptarë me më shumë ndjekës në Instagram? Ne të inlife.al bëmë një kërkim të vogël në këtë rrjet sociale dhe nxorrëm se kush janë personazhet që kanë më shumë fansa në këtë platformë sociale (sigurisht këtu kemi përjashtuar vajzat e sukseshme ndërkombëtarisht si Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha).

1-  1- LOREDANA: 2.8 milionë ndjekës

lorida.png

 

Në një hark kohor të shkurtër, Loredana ka marrë fronin si personazhi i njohur publik shqiptar me më shumë ndjekës në Instagram. Arsyet? Me siguri, skandali në Zvicër, lindja e vazës, ndarja nga Mozzik, thashethemet për lidhjen me reperin e njohur Zuna. Por sigurisht që s’mund të anashkalojmë faktin që ajo e ushtron më shumë aktivitetin professional në Zvicër, por hitet e saj të suksesshme që kanë fituar shumë çmime në këtë shtet e jo vetëm.

2-     2- Enca Haxhia: 2.2 milionë ndjekës

ciole.png

 

Enca deri para se Loredana të ishte një emër shumë i nxehtë në shoëbiz, konsiderohej si “Mbretëresha e Instagramit”, por sigurisht që ajo duhet të ndihet krenare pasi është e para që ka kapur shifrën 2 milionë ndjekës, duke pasur dhe një sasi të konsiderushme ndjekësish nga plot vende që artistët e tjerë shqiptarë nuk kanë, përmendim këtu shtetet aziatike.

3-     3- Dhurata Dora: 2 milionë ndjekës

dhuriee.png

 

Dhurata ka qënë gjithmonë aktive në këtë platformë sociale dhe me këngë të ndryshme për publikun shqiptar, ndër të cilat e kemi shumë të vështirë të gjejmë një që nuk është shndërruar në hit.

Por mesa duket kënga “Zemër” me reperin e njohur Soolking, ka bërë që Dhurata Dora të fitojë goxha famë dhe ti bashkohet listes së VIP-ave me mbi 2 milionë ndjekës.

4-     4- Luana Vjollca: 1.7 milionë ndjekës

vjolc.png

 

Luana me siguri këtë mbështetje të madhe fillimisht e ka nga fansat e saj besnikë, “luanatorët” me të cilët moderatorja bashkëbisedon shpesh dhe ata e ndjekin në çdo hap që hedh. Por akvtivizimi në muzikë, emisionet e suksesshme dhe “marketingu” i mirë që i bën vetes, ka bërë që Luana të ketë goxha famë në Instagram dhe me siguri s’do vonojë shumë për të kapur 2 milionë.

5-     5- Ledri Vula, Era Istrefi, Azet, Noizy, Kida, Elvana Gjata, Xhensila Myrtezaj: 1.5 milionë ndjekës

Ashtu siç vendet e para mbaheshin nga këngëtare, edhe në vendin e 5-të janë plot 7 këngëtarë me të njejtën shifër ndjekësish në Instagram, ndërkohë që me 1.4 milionë ndjekës janë: Dafina Zeqiri, Tayna dhe Mozzik.

Article Logic
Execution time: 0.0038042068481445