INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri Vula tregon çfarë i mungon gjatë karantinës dhe nuk është Sara! [FOTO]

Ledri Vula tregon çfarë i mungon gjatë karantinës dhe nuk është Sara! [FOTO]

Publikuar më: 16:00 12-04-2020

Këtë muaj, Ledri Vula zgjodhi ta nisë ndryshe. Ai pranoi për herë të parë publikisht historinë e shumëpërfolur të dashurisë me Sara Hoxhën me anë të një fotoje që çmendi rrjetin. Në foto çifti shfaqej duke u përqafuar dhe mijëra komente vërshuan. Nga ai moment, ata nuk fshihen më dhe tashmë mund t’i shohim lirshëm bashkë.

Së fundmi Sara ka publikuar në Instagram disa foto nga një eksperiencë e frikshme që ka kaluar me Ledrin teksa ndodheshin me pushime në Dubai. Ata duken shumë të dashuruar dhe për fat të keq, kjo periudhë izolimi s’i ka lënë të bëjnë ato gjëra që duan.

Prej dy javësh, e ëma e reperit,, Xheraldina Vula argëtoi shikuesit besnik me emisione të cilat i realizoi me anë të telefonit në ambientet e shtëpisë së saj. E kësaj here, protagonist i emisionit ishte i biri Ledri Vula, i cili përveç se ndau një recetë me shikuesit e emisionit, foli edhe për jetën në vetëizolim.

Vula tha se në këtë kohë po i mungon rutina, studio e koncertet.

“Më mungon krejt rutina, po më mungon me ia nisë ditës me ushtrime, me hongër me rregull, me flejt me rregull, me lujt ma pak counter strike, me shku në studio me nejt me shokë. Po më mungojnë koncertet, po më mungon me udhëtu”, deklaroi ai.

xheri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869