INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen detajet e para rreth lidhjes së Xherdan Shaqirit me këngëtaren shqiptare! Dyshja tërheq vëmendjen e medias botërore [FOTO]

Zbulohen detajet e para rreth lidhjes së Xherdan Shaqirit me këngëtaren shqiptare! Dyshja tërheq vëmendjen e medias botërore [FOTO]

Publikuar më: 21:33 08-04-2020

Sipas të përditshmes britanike ‘The sun’ futbollisti i njohur me origjinë shqiptare dhe njëherazi sulmuesi i skuadrës së Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është në një lidhje me këngëtaren kosovare, Dhurata Ahmetaj.

Sipas kësaj reviste, çifti është në një lidhje prej disa kohësh ndaj dhe Ahmetaj ka udhëtuar shpesh në Londër. Ndërkohë burime për “Prive.al” bëjnë me dije se çifti ka gati një vit bashkë dhe janë njohur nga miqësia e përbashkët.

Deri më tani dyshja nuk ka pohuar asnjë lajm për audiencën, ndonëse të gjithë janë shumë kureshtarë se çfarë po ndodh mes tyre. Dhurata dhe Xherdan e ndjekin njëri-tjetrin edhe në rrjetet sociale, detaj ky që nuk i ka shpëtuar askujt.

 20200404_211709-1-1024x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027890205383301