Trajneri Kristian Panuçi ka dhënë deklaratën e tij pas shortit në Dublin në televizionin e “RTSH”.
Ajo që bie në sy është se trajneri e kishte pranuar fatin e tij dhe nuk kishte aspak ankesa për grupin me të cilin ndodhej. Trajneri e pranoi haptazi se Franca mbetet favoritja kryesore e grupit, ndërsa Turqia dhe Islanda rivalet e drejtpërdrejta për vendin e dytë.
I pyetur rreth shanseve të kualifikimit tekniku reagoi disi ashpër:
Gjëja më e rëndësishme për mua është të rikuperoj lojtarët, pasi e vë re që nuk ju intereson shumë gjendja e lojtarëve por vetëm rezultati.
Më pas tekniku vazhdoi me deklaratat e tij se ai është aty për të shkruajtur historinë dhe Shqipëria padyshim ka shanset më të mira për të qenë favorite në kualifikim.








13 Dec 2025 





