Presidenti i FSHF-së gjithashtu ka dhënë deklaratën e tij, pas shortit në Dublin për "Supersport"
Presidenti i Federatës tregohet optimist në deklaratën e tij dhe e sheh gotën gjysmë përsa i përket situatës së kualifikimeve. Sipas tij grupi i Gjermanisë dhe Hollandës do kishte qenë masakrues për kombëtaren tonë:
Si ishte ky short?
Nuk kualifikohesh nga shorti, del nga fusha. Duhet të bëjmë mirë në fushë. Për aq sa varet nga shorti, gotën e shoh gjysmë plot, e shoh pozitiv. Imagjino sikur të ishte grupi me Gjermaninë dhe Holandën, do ishte masakrues. Duke menduar këtë, e shoh pozitiv.
Kishit preferenca kur hidhej shorti?
Pasi u hodhën 2 skuadrat e para, nuk doja grupin me Gjermaninë dhe Holandën. Gjithë kokat e grupeve të tjera, janë skuadra të forta, që kanë bërë mirë vitet e fundit. Franca siç është e fortë për ne, do jetë edhe për të tjerët. Mund të konkurrojmë për një vend të dytë. Gjithsesi, ende nuk kemi nisur.








13 Dec 2025 





