INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Filipine, fundoset trageti me 250 persona

Tragjedi në Filipine, fundoset trageti me 250 persona

Publikuar më: 12:02 21-12-2017

Një traget me 251 persona në bord është fundosur në brigjet e Real 70 km në lindje të Manilas.

Sipas rojës bregdetare, që citohet nga mediat lokale, është “një numër i pasaktë viktimash”. Trageti po drejtohej drejt ishullit të Polillos, ndërsa zona ishte përfshirë nga moti i keq.

Drejtori i policisë së Quezon, Rhoderick Armamento, ka deklaruar për mediat se pjesa më e madhe e pasagjerëve kanë shpëtuar.

“Ka viktima, por nuk e dimë sa”, – ka shpjeguar roja bregdetare , duke shtuar që helikopterët dhe anijet e shpëtimit po përpiqen të mbërrijnë në zonën e incidentit, por kanë vështirësi, “është koha e keqe, valët janë shumë të larta”.

“Mendojmë që kanë qenë kushtet e këqija të motit, një nga faktorët kryesorë të fundosjes”, – ka nënvizuar zyrtari.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082