INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Topi i Artë”, mbaron epoka e Ronaldo-Messi, tashmë kryesimi vjen nga Franca

“Topi i Artë”, mbaron epoka e Ronaldo-Messi, tashmë kryesimi vjen nga Franca

Publikuar më: 14:57 17-10-2018

Në Topin e Artë të këtij viti do të ketë mjaft surpriza. Dominimit Ronaldo-Messi mesa duket po i vejn fundi dhe tashmë sytë janë hedhur drejt Francës dhe lojtarëve të saj.

Fitimi i Botërorit, golat me shumicë dhe integriteti i treguar në fushën e lojës kanë bërë që favoritët e këtij viti të jenë Mbappe dhe Griezman. Dyshja sulmuese e Francës, ka pasur një ecuri të mrekullueshme sezonet e fundit dhe kanë qenë në majat e renditjeve të klasifikimit për golat e shënuar.

Gjithashtu një lojtar që nuk duhet nënvlerësuar është edhe Luka Modric, fituesi i Çmimit të Lojtarit më të Mirë të FIFA dhe UEFA.

Në këtë garë janë 173 gazetarë që votojnë dhe pretendimet tashmë janë rritur për këta tre futbollistë dhe mbas një kohe të gjatë, duket sikur epoka Messi-Ronaldo ka arritur fundin.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030269622802734