INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania shënon rekordin e saj më negativ në 20 vite, Low drejt shkarkimit

Gjermania shënon rekordin e saj më negativ në 20 vite, Low drejt shkarkimit

Publikuar më: 15:22 17-10-2018

Gjermania me humbjen në mbrëmjen e djeshme vendosi rekordin e saj më negativ për humbjet e pësuara në më shumë se 20 vite. Me disfatën 2-1 të Ligës së Kombeve në Francë, të martën, Gjermania ka humbur gjashtë ndeshje në një vit kalendarik, çka ndodh për herë të parë në historinë e saj.

Kjo situatë mund të përmirësohet (ose të bëhet më keq) për Gjermaninë muajin e ardhshëm, pasi skuadra e Low-it ka një miqësore me Rusinë më 15 nëntor, e cila do të pasohet me sfidën e Ligës së Kombeve kundër Holandës, katër ditë më vonë. Trajneri

Low tashmë seriozisht rrezikon vendin e tij edhe mbas akuzave të rënda nga legjendat e futbollit gjerman, për taktikat e përdorura në ndeshje. Low ka 12 vite në drejtimin e pankinës gjermane dhe ka fituar Kupën e Botës në 2014 dhe Kupën e Konfederatave në 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719