UEFA, tashmë i është vërsulur futbollit shqiptar dhe më specifikisht, albitrave të tij. Kur po mbaron faza e parë e kampionati në një nga testet e ndërmjetme fizike që i është bërë, të gjithë gjyqtarët kryesorë kanë mbetur në klasë.
Asnjëri nga 40 gjyqtarët që morën pjesë në këto kontrolle fizike nuk ka mundur të kapë normat e testimit UEFA të quajtur “Jo Jo”, duke treguar një gjendje jo të mirë të tyre nga këndvështrimi fizik.
Testi “Jo Jo” është një ndër më të vështirët në aspektin fizik të UEFA-s dhe i bëhet kryesisht gjyqtarëve ndërkombëtarë nga vetë UEFA, ndërkohë që edhe sektori i gjykimit në vendin tonë ka vendosur të zhvillojë këto teste për të parë gjendjen e tyre.