INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milan-Inter, si është situata para derbit, në të dyja kampet

Milan-Inter, si është situata para derbit, në të dyja kampet

Publikuar më: 13:32 17-10-2018

Lajme të mira dhe të këqija në ambientet e Interit, në një kohë kur po afron derbi i Milanos. Matias Vesino është dëmtuar në grumbullimin me fanellën e kombëtares së tij

Por, për Spaletin ka edhe vend për buzëqeshje: në “Appiano Gentile”, në fakt, sipas raportimit të mediave italiane, janë rikthyer nga përfaqësueset respektive Ivan Perisiç, Kuaduo Azamoah e Roberto Galjardini (italiani mendohet, ndërkaq, të jetë partneri i Brozoviçit në mungesë të Vesinos).

Ndërsa në kampin e skaudrës së Milan do jenë prezentë Romanjoli, Kutrone e Kaldara në derbin e shumëpritur të së dielës në mbrëmje. Dy të parët u detyruan të largoheshin nga kombëtarja, por pasi kanë kaluar problemet respektive muskulore janë totalisht në gatishmëri të trajnerit Gatuzo.

Pritet t’i bashkohet së shpejti grupit, ndërkaq, ish-lojtari i Atalantës, Andrea Konti. Romanjoli pritet të aktivizohet si titullar përkrah Muzakios, ndërsa Kaldara dhe veçanërisht sulmuesi do e nisin me shumë mundësi nga stoli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061