Juventus tashmë përveçse një klub sportiv është kthyer në një brand në botën e marketingut dhe biznesit. “Zonja e Vjetër” me afrimin e C.Ronaldos mesa duket vetëm sa ka nisur afrimin e “yjeve” në ekip dhe tashmë objektivat i ka të qarta në merkaton e ardhshme.
Bardhezinjtë kanë pikëtuar 3 futbollistë që japin siguri.
I pari është Xhordi Alba i Barcelonës. Tashmë në moshën 29 vjeçare, anësori i majtë mund të kërkojë një tjetër eksperiencë.
I dytë është Kristian Eriksen, vetëm 26 vjeç dhe me cilësi të jashtëzakonshme teknike.
Emri i tretë vjen nga Gjermania, Kristian Pulisiç, 20 vjeç, sulmues. Të tre futbollistëve u skadon kontrata në vitin 2020. Mediat italiane kanë raportuar se kampionët e vendit po monitorojnë çdo situatë, për të qenë përpara të tjerëve në momentin që klubet e tyre do të diskutojnë rinovimet.