INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ai që shkon 20 herë në banjo, nuk quhet lider”, Maradona bën veprimin habitës pas deklaratës së tij...

“Ai që shkon 20 herë në banjo, nuk quhet lider”, Maradona bën veprimin habitës pas deklaratës së tij...

Publikuar më: 13:03 17-10-2018

Diego Armando Maradona i ftuar në një emision televiz para disa ditësh bëri disa deklarata shokuese në drejtim të “yllit” argjentinas, Lionel Messi.

Në deklarat e tij Maradona deklaronte se një lojtar që shkon 20 herë në banjo para ndeshjes nuk është një lider dhe trajneri nuk duhet ta grumbullojë më.

Këto deklarata shkaktuan reagime të forta kundër legjendës argjentinase, dhe më së fundi avokati i tij ligjor ka dalë për të shpjeguar çdo gjë: “Maradona do ta telefonojë Messin për t’i shpjeguar atë, që ai donte të thoshte. Diego është i trishtuar, i vjen shumë keq për atë që tha Kempes, sepse e ka mbështetur gjithmonë ekipin kombëtar”.

Avokati Morla, më tej shpjegon qëllimin e deklaratës së klientit të tij: “Ai e kishte fjalën për të mos e ngarkuar me shumë përgjegjësi Messin, i cili për Maradonën nuk është fajtori i dështimit aktual”.

Nuk e dimë sa i lënduar është Messi nga këto deklarata, por një shpjegim i mëtejshëm i Maradonës, do t’i bënte mirë të gjithë opinionit publik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019409656524658