INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tmerr në ajër! Pasagjerët në panik nga raketa koreane

Tmerr në ajër! Pasagjerët në panik nga raketa koreane

Publikuar më: 10:39 04-12-2017

Një raketë e lëshuar nga Koreja e Veriut është parë në ajër nga ekuipazhi i një aeroplani që po fluturonte mbi Japoni. Kompania ajrore konfirmoi se ekuipazhi pa raketën që po ri-hynte në atmosferën e tokës, duke thënë se pasagjerët kanë reaguar të tmerruar.
Mësohet se 29 nëntor, Koreja e Veriut testoi një raketë të re interkontinentale për të cilën tha se mund të arrijë kudo në SHBA. Testimi rriti më tej tensionet me Korenë e Jugut dhe SHBA-në, të cilat filluan të hënën stërvitjen më të madhe të mbajtur ndonjëherë së bashku.

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215